Zbulohet autori i vrasjes së Mario Majollarit

Shqipëria

Zbulohet autori i vrasjes së Mario Majollarit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:47
Mario Majollari

Policia e Tiranës ka zbuluar autorin e vrasjes së djeshme në Tiranë, ku rrëth orës 20: 25 katër plumba i morën jetën 28 vjeçarit Mario Majollari.

Policia shprehet se vrasësi është një 40 vjeçar me inicialet K.GJ, një shtetas i cili ashtu siç dyshonte dhe policia ka lidhje me Ilir Gjuzin, personin të cilin babai i Mario Majollarit e ka vrarë në vitin 2000. Kësisoj rezulton se vrasja ka ardhur për motive hakmarrje.

Për më tepër lexoni detajet e sjella nga policia:

Tiranë

Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.

Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat