Vdekja misterioze e të riut në paraburgim, Basha: Dënoj vrasjen makabre, autorët para përgjegjësisë

Shqipëria

Vdekja misterioze e të riut në paraburgim, Basha: Dënoj vrasjen makabre, autorët para përgjegjësisë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:50
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen misterioze e 27-vjeçarit Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës.

Lideri i PD-së përmes një statusi në ‘Facebook’ ka dënuar ngjarjen, duke e cilësuar një vrasje makabre.

Ndërkohë bëri thirrje që të hetohet ngjarja në fjalë.

REAGIMI I BASHËS

Denoj me force vrasjen makabre brenda komisariatit te policise te 27 vjecarit Enea Ftoi, sot ne Korce. Ky krim cnjerezor eshte shkaktuar nga tortura barbare ndaj te riut rom qe eshte dhe babai i 3 femijeve. Une dhe Partia Demokratike kerkojme hetim te menjehershem dhe transparence te plote, se kush eshte ai, ose ata qe kryen kete krim makaber. Te dalin ne drite emrat e tyre dhe te hetohen e te perballen me ashpersine e ligjit.
Kjo nuk eshte nje ngjarje sporadike. Eshte ne fakt, produkti i nje policie qe eshte vene ne sherbim te shefave qeveritare, te bandave, te kapove, te vellezerve te ministrave e kryeministrit.
Kjo polici qe sherben krimin dhe qeveritaret e lidhur me krimin, i merr shpirtin ne torture te pamundurit. Cdo polic qe nuk zgjedh ligjin dhe uniformen, por krimin, urdherat dhe sherbimin ndaj kapove, do te pergjigjet para ligjit, pa asnje diskutim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat