Çështja ‘Xhafaj’, Balla nga Librazhdi: Shantazh ndaj ministrit dhe qeverisë - Bota Sot
Çështja ‘Xhafaj’, Balla nga Librazhdi: Shantazh ndaj ministrit dhe qeverisë

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Çështja ‘Xhafaj’, Balla nga Librazhdi: Shantazh ndaj ministrit dhe qeverisë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:56
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd, ka folur edhe në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës, në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët kanë frikë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo, nëse kjo histori me Babalen do të kishte një të vërtetë sado të vogël. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër, vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

Çështja ‘Xhafaj’ është absolutisht më e nxehta e aktualitetit politik në Shqipëri, teksa përballë videove të publikuara nga opozita, qeveria vijon të shprehë bindjen se ka të bërë me montazhe për interesa politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test