Strategji për fëmijët, Manastirliu: Zero tolerancë për edukatoret abuzuese!

Shqipëria

Strategji për fëmijët, Manastirliu: Zero tolerancë për edukatoret abuzuese!

Më: 30 maj 2018 Në ora: 14:09
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriliu ka prezantuarn planin operacional 1-vjeçar “Fëmijët të Parët”, ku u shpreh se do të ketë zero tolerancë për edukatoret abzuese.

“Kemi nisur një vlerësim për çdo fëmijë që jeton në institucionet e përkujdesit. Nga ana tjetër, do të realizojmë testimin e të gjithë stafit që punon në institucione sa i takon kodit të sjelljes me fëmijët, etikës, menaxhimit të rasteve të fëmijëve në risk dhe për fenomenet e neglizhimit apo abuzimit do të ketë ZERO tolerancë. Përveç vëzhgimit me kamera, ne do të përfshijme një element të ri në institucionet tona: Do të kemi ‘agjentët e mirërritjes së femijëve’, që do të kenë përgjegjësi të sinjalizojnë në kohë reale për çdo sjellje të palejuar, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga çdo situatë brenda institucionit”, tha Manastirliu.

Tre shtyllat e këtij plani janë rikthim i fëmijëve në familjet biologjike, krijimi i rrjetit të familjeve kujdestare dhe lehtësimi i procedurave të birësimit.

Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi 80% e fëmijëve kanë familje me probleme social- ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit.

“Nëntë skuadrat e terrenit, me përbërje punonjës sociale dhe psikologë, që do të vlerësojnë nevojat e familjeve biologjike, për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social, kurse formimi profesional, paketa mbështetësë dhe shërbim ditor për fëmijët, në mënyrë që të sigurojmë kushtet për rikthimin e fëmijës sa më shpejt pranë gjirit të familjes. Sepse familja është zgjidhja”, tha Manastirliu.

Hapi i dytë është zgjerimi i kujdesit alternative me Familjet Kujdestare, që janë familje të dedikuara për trajtimin e fëmijëve deri në një sistemim përfundimtar.

“Ne synojmë të kemi ZERO fëmijë në institucione. Për këtë arsye, në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës, aty ku kemi institucione rezidenciale të përkujdesit për fëmijët pa mbështetje prindërore do të nxisim jetesën në familje alternative, duke krijuar për herë të parë rrjetin e familjeve kujdestare, të gatshme për t’u kujdesur dhe për të krijuar kushte jetese në interesin më të lartë të fëmijës”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres, paralelisht do të punohet për lehtësimin e procedurave të birësimit, në mënyrë që të garantojmë mundësinë që çdo fëmijë të ketë një familje.

Ministrja Manastirliu theksoi se pjesë e planit “Fëmijët të Parët” është edhe transformimi i institucioneve në shtëpi familje, të cilat do të zëvendësojnë institucionet klasike të përkujdesit, në mënyrë që të fëmijët të jetojnë në një ambient sa më të ngjashëm me mjedisin familjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat