Agroturizmi, Rama fton emigrantët: Investoni në shtëpinë e prindërve

Shqipëria

Agroturizmi, Rama fton emigrantët: Investoni në shtëpinë e prindërve

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 21:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje emigrantëve, që të ardhurat e 20 viteve punë t’i investojnë në shtëpitë e prindërve apo gjyshërve të tyre, në kuadër të projektit 100 Fshatrat që përfshin “Rilindja Rurale”.

“Është e padiskutueshme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri veçoi Voskopojën me histori qytetërimi dhe shenjtësh, sot një fshat i bukur turistik, edhe pse ende vështirësisht i arritshëm, siç tha Rama: “Një fshat që është quajtur “Sikstina e Lindjes” me 7 kisha të mrekullueshme dhe me kurorën e Shën Prodhonit, kur nuk ka javë që të mos vijnë turistë të huaj”.

Produktet e 100 fshatrave do të promovohen në një rrjet dyqanesh Made in Albania. Dhe në këtë kuadër Voskopoja ka të paktën tre produkte që i çon në këtë vitrinë nga tryeza e saj.

“Mishin, bulmetin dhe petkat”, tha Rama.

Kryeministri ritheksoi dhe një herë thirrjen për aplikime nga ata që duan t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina apo kush do të ndërtojë hotele në këto zona. Qeveria parashikon që të ngrihet vala e parë e një zhvillimi të strukturuar rural.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat