Artistët protestë për Teatrin, deputetja e PD: Po falet prona publike, ndal rrënimit të qytetit

Shqipëria

Artistët protestë për Teatrin, deputetja e PD: Po falet prona publike, ndal rrënimit të qytetit

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 19:53
Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi.

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët kanë vijuar me protestën e tyre kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi. Pas firmosjes së peticionit, Tabaku ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të bashkisë, ndërsa u shpreh se po grabitet prona publike dhe qyteti po shitet.

“A e shembëm stadiumin. Sot nuk është as stadiumi. Qyteti pak nga pak po shitet dhe po falet. Unë kam reaguar në datën 8 qershor kur doli për herë të parë ligji. Parlamenti nuk është zyrë koncesionesh. Kjo është marrëveshja me madhe që po bëhet. Kryetari i bashkisë e di që prona nuk mund të transformohet dhe këtë ligj e kanë sjellë në parlament.

Prona publike po falet. Ka ardhur koha që ne t’i themi ndal rrënimit të qytetit. T’i themi ndal grabitjes. Që na nesër fillon lufta në Komisionet parlamentare sepse këtu po flasim për vjedhje dhe grabitje. Nuk flasim për ndërtimin e një ndërtese të bukur. Flasim për prishjen e të vetmes ndërtesë që ka mbetur”- tha Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat