Pavarësia e SHBA, Donald Lu jep pritjen e fundit para se të largohet nga Shqipëria

Shqipëria

Pavarësia e SHBA, Donald Lu jep pritjen e fundit para se të largohet nga Shqipëria

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 21:11
Donald Lu jep pritjen e fundit para se të largohet nga Shqipëria

242 vjetori i pavarësisë së SHBA u festua edhe në Tiranë, me një pritje organizuar nga ambasada amerikane dhe ambasadori Lu.

Vetëm dy javë përpara se të largohet nga Shqipëria, për të nisur detyrën e radhës, atë të ambasadorit në Republikën e Kirgistanit, Donald Lu mblodhi bashkë drejtuesit më të lartë të politikës, besimeve fetare, gazetarë e shoqëri civile, në një mbrëmje ku nuk munguan falenderimet.

“Meqë ky është koncerti im i fundit për Ditën e Pavarësisë me ju, më lejoni të them se ka qenë një nder shumë i madh që e kam bërë këtë udhëtim me ju”, tha Donald Lu.

Të pranishmit shijuan tingujt e muzikës blues, në koncertin e titulluar “Red, White and Blues”, si për të treguar patriotizmin e Shteteve të Bashkuara.

Eugent Bushpepaj, Kamela Islamaj dhe Anxhela Peristeri kënduan këngë të famshme amerikane nën tingujt e muzikës blues, xhaz, rock, swing, country dhe folk.

Banda performoi edhe dy himnet kombëtare, pas paraqitjes së flamujve nga trupa e marinsave të ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat