Rinasi e Vora pa drita sot, OSHEE kryen remontet

Shqipëria

Rinasi e Vora pa drita sot, OSHEE kryen remontet

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë do të kryejë remont në nst Kashar, në linjën e tensionit të mesëm, cka do të rrisë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në ditët e pikut të ngarkesës, gjatë muajve të verës.

Si pasojë e remontit, OSHEE do të stakojë për masë sigurie energjinë në fiderin 143 6 kv të nst Valias fiderin Rinas 6 kv të nst Rinas.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-13:00.

Pa energji do të mbesin këto zona: Bizneset private në zonën e Rinasit, Laknas, Rinas, Vorë pjeserisht, Ujësjellësi Bruk-Bërxullë. Qerekë pjesërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat