Zëvendësministrja e Ramës e apasionuar pas sporteve ekstreme

Shqipëria

Zëvendësministrja e Ramës e apasionuar pas sporteve ekstreme

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 19:33
Ornela Çuçi

Një nga emrat e rinj që u bënë pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 2” një vit më parë në nivel zëvendësministri ishte edhe Ornela Çuçi. Ajo vjen nga fusha e mësimdhënies dhe u bë e njohur për opinionin publik si një nga të paktët njerëz që patën guximin të mbronin ligjin që mundësonte importin e mbetjeve në vendin tonë. Dhe për këtë guxim, kreu i qeverisë e shpërbleu atë me një post zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Në fakt Çuçi duket se e ka justifikuar këtë besim të Ramës, pasi ajo është parë shumë aktive në çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe sidomos në nismën për ndalimin e qeseve plastike dhe përdorimin e materialeve të riciklueshme. Kohët e fundit ajo është angazhuar në promovimin e nismës “Smile Albania” që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik dhe nëpërmjet të cilit Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit kërkon të paraqesë bukuritë e natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tone. Për të tërhequr vëmendje për këtë nismë ajo ka guxuar që të hidhet edhe me parashutë nga Llogaraja, ndërsa adrenalinën që të ofron një fluturim i tillë e ka fiksuar edhe nëpërmjet një video të cilën e ka postuar në faqen e saj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat