Në lidhje me procesin e vettingut dhe shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve reagoi sërish kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan se vendi nuk po mbetet pa gjykata, por po pastrohet nga kancerizimi.
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme? Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!
Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan Rama.