“Tragjedia mund të ndodhë në Shqipëri, në asnjë mënyrë mos digjni mbeturinat apo tokën”

Shqipëria

“Tragjedia mund të ndodhë në Shqipëri, në asnjë mënyrë mos digjni mbeturinat apo tokën”

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 17:50
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj ka bërë një apel për të gjithë qytetarët shqiptarë, që në asnjë lloj mënyre të mos provojnë të djegin mbeturinat apo tokat bujqësore, pasi rreziku për një tragjedi si ajo që po ndodh në Greqi, do të jetë shumë i lartë.

I ftuar në studion e Oranews, Goxhaj deklaroi se një zjarr i përmasave të mëdha, mund të jetë shumë herë më i rrezikshëm për jetët e njerëzve sesa 500 zjarre të vogla. Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës shtoi se në Shqipëri rrallë herë ndodh që zjarri të shkaktohet nga i nxehti. Në të shumtën e rasteve zjarret krijohen nga dora e njeriut tha Goxhaj, i cili apeloi dhe njëherë në adresë të shqiptarëve që deri në muajin shtator të mos përdorin zjarrin për të shkatërruar apo djegur.

“Nuk mund të themi se kjo verë ka kaluar dhe ne kemi kaluar situatën e vështirë, sepse pa pritur një zjarr me përmesa të mëdha mund të shkaktojë dëme që nuk i shkaktojnë as 500 zjarre të përmasave më të vogla. Zjarri është i paparashikueshëm dhe nuk e dime si do të ballafaqohemi.  

Kryesorja është që ne të jemi të përgatitur, jo vetëm punonjësit e shërbimit zjarrfikës, por edhe institucionet e tjera përkatëse që mbulojnë këto situata emergjente.  Ne çdo fillim sezoni fillojmë përgatitjet që në muajin maj. Këtë vit përgatitjet kanë filluar me takimet me drejtuesit e njësive administrative nën drejtimin e Prefektes së qarkut Tiranë.

Në besojmë fort në parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nëse qytetarët janë më të vëmendshëm këto ngjarje mund të parandalohen, sepse dihet që temperaturat në vendin tonë shumë rrallë mund të ndodhë që zjarri të vijë nga temperaturat, zjarr vjen nga pakujdesia dhe dora e njeriut. 

Prandaj i bëjmë thirrje qytetarëve që në periudhën korrik, gusht, shtator mos përdorin zjarrin për të eleminuar mbeturina apo për të hapur toka të reja.”-tha Goxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat