Edi Rama: Adem Demaçi, rebel i llojit më të rrallë

Shqipëria

Edi Rama: Adem Demaçi, rebel i llojit më të rrallë

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 20:49
Adem Demaçi

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi.

"Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë", ka shkruar Rama.

"Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT", përfundon shkrimi i Ramës.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.

Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë I njohur si “Mandela i Ballkanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat