Shtëpia u shkrumbua nga flakët, kryefamiljari përplaset me OSHEE-në - Bota Sot
Shtëpia u shkrumbua nga flakët, kryefamiljari përplaset me OSHEE-në

Shqipëria

E diel, 18 nëntor 2018

Shtëpia u shkrumbua nga flakët, kryefamiljari përplaset me OSHEE-në

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Pas lajmit se një banesë e marrë me qira u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike, ka ardhur reagimi dhe nga rrjeti i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjatë ditës së djeshme u shkrumbua një banesë në qytetin e Fierit.

Kryefamiljari akuzoi se do të hedhë në gjyq OSHEE-në si shkakëtar të zjarrit.

Por drejtori i OSHEE-së në Fier, Armando Zhuka, bën me dije se zjarri nuk ka rënë për shkak  të problemeve me matësin, por për shkak të instalimeve të brendshme.

“Zjarri nuk ka ardhur nga matësi por nëse kemi të bëjmë me shkëndijë elektrike, zjarri mund të ketë ardhur nga istalimet e brendshme jashtë matësit, që nuk janë përgjegjësi e OSHEE-së.

Përsa i përket ankesave që ka probleme matësi dhe ai ka ardhur për ankesa te kujdesi ndaj klientit është parë në dokumenta dhe ky qytetar nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë”, tha Armando Zhuka, drejtor i OSHEE-së në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test