“Lufta” me mbetjet urbane! Rritet buxheti në 3.4 mld lekë për menaxhimin e integruar

Shqipëria

“Lufta” me mbetjet urbane! Rritet buxheti në 3.4 mld lekë për menaxhimin e integruar

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane është një nga problemet që shoqëron prej vitesh shoqërinë shqiptare.

Edhe pse shumë herë janë ndërmarr nisma për  menaxhimin e tyre të integruar ende  ky problem nuk është zgjidhur. Referuar buxhetit  të akorduar për këtë qëllim gjatë vitit që vjen do të kemi një rritje të tij me rreth një miliardë lekë. 

Kështu nga 2.5 miliardë lekë që ishte buxheti për këtë zë në 2018, në vitin që vjen do të jetë në vlerën e 3.4 miliardë lekë. Një nga ndotësit kryesor të mjedisit është plastika.

Në këtë kuadër është miratuar ligji për ndalimin e qeseve plastike jo të riciklueshme. Por sipas ekspertëve kjo nuk përbën një zgjidhje të problemit pasi në total ndotësit  e mjedisit nga plastika janë rreth 25% ku vetëm 5% e tyre shkaktohet nga qeset plastike. Aktualisht në Shqipëri përdoren mbi pesë milionë qese në ditë, duke e renditur vendin tonë të parin në Europë për përdorim të qeseve plastike për frymë, raporton Scan.

Programi “Menaxhimi i mbetjeve urbane”, synohet që të trajtohen rreth 43% të mbetjeve në  landfille sipas standardeve në 2021, nga 24% që parashikohet në fund të vitit 2018.  Në të njëjtën kohë parashikohet që të bëhet edhe një rritje e mbetjeve të riciklueshme me rreth 20% të totalit të mbetjeve të prodhuara, nga 0.05% që parashikohet në fund të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat