Në vjeshtë nis puna për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë, me gjatësi 11 km që financohet nga qeveria shqiptare.
Investimi lidh Bubullimën, Krutjen dhe Fiersheganin me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Unaza e re integron investimet e kryera më herët duke përmirësuar ndjeshëm aksesin drejt tregut të Lushnjes me qëllim nxitjen e prodhimtarisë bujqësore dhe krijimin e perspektivave për aktivitete të reja ekonomike.
Nga ky projekt përfitojnë rreth 6700 ha tokë e kultivuar me 189 ha sera dhe 93 ha pemë.