Edhe fshati i Edi Ramës do jetë pa drita, OSHEE lajmëron kufizime të energjisë

Shqipëria

Edhe fshati i Edi Ramës do jetë pa drita, OSHEE lajmëron kufizime të energjisë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka lajmëruar me anë të një njoftimi për mediat se kryesisht zonat e fshatit dhe një pjesë e mirë e qytetit të Tiranës nuk do ketë energji për shkak të një remontit nga ora 08:00 e mëngjesit të së premtes deri në orën 13:00.

Ndërprerja e energjisë do të prekë edhe Surrelin, fshatin ku jeton kryeministri Edi Rama, si dhe stacionin e antenave të televizioneve në Dajt dhe pompat e furnizimit me Ujë nga Lanabregazi.

Njoftim i OSHEE per abonentët e rajonit Tirane

Për shkak të remontit të planifikuar në n/St Lanabregas, nesër në datën 24 gusht, do të stakohen zbarrat 35 kV të këtij nstacioni.

Punimet do të kryhen në intervalin kohor 08:00-13:00.

Pa energji do të jenë: Fshatrat Lanabregas, Bregas, Linzë,

Linze Deli, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, Fshatrat Surrel, Lanabregas, Priskë, Fushë Farkë, Private.

Punime në linjën 35kV të L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë

Zonat pa energji në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat