Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të gjithë Europën - Bota Sot
Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të gjithë Europën

Shqipëria

Berisha: Në 3 javë në Shkodër më shumë krime se në të gjithë Europën

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:23
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër.

Duke shkruar në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij si të lidhur me krimin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas ish-kryeministrit Berisha në Shkodër kanë ndodhur më shumë krime se në të gjithë Europën.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Në Shkodër, në tre jave më shumë vrasje dhe pengmarrje se në të gjithë Europen!

Te dashur miq, forca e krimit e bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithe Europen te marre se bashku.

Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznesmenin e radhes, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrje qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...