Deputeti i PD denoncon skandalin: Ministria krim ekonomik me mësuesit, nuk u paguan siguracionet - Bota Sot
Deputeti i PD denoncon skandalin: Ministria krim ekonomik me mësuesit, nuk u paguan siguracionet

Shqipëria

Deputeti i PD denoncon skandalin: Ministria krim ekonomik me mësuesit, nuk u paguan siguracionet

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:39
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me anë të dokumenteve ka denoncuar sot një skandal, pasi sipas tij mësuesve nuk u paguhen siguracionet.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shkruan se Ministria, nëpërmjet DAR-(je)ve, u mohon mësuesve, pa dijeninë e tyre, pagesat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

“Sa mësuesve sot, pa dijeninë e tyre, nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore?
Ministrja ndërkohë në vend që të bëjë deklarata që nuk ia di as vetë kuptimin, duhet të shkojë me këmbët e veta drejt organeve ligjzbatuese, për të mbajtur përgjegjësi për krimin financiar të rradhës, ndaj mësuesve”, shkruan ndër të tjera Boçi.

POSTIMI I PLOTË

DHE SKANDALET S’KANË TË SOSUR…
Ndodh në Ministrinë e Arsimit, si përhera.
Ndodh si gjithmonë me mësuesit, që jo vetëm nëpërkëmben, denigrohen, keqpaguhen, por dhe akoma më keq.
Mashtrohen, privohen e dhunohen financiarisht brenda pagës së tyre, brenda të drejtave të tyre elementare.
Para dy muajsh denoncova mospagimin e transportit për mijëra mësues dhe ende nuk ka asnjë reagim.
Fakti i sotëm është më tronditës dhe skandali më i madh.
Ministria, nëpërmjet DAR-(je)ve, u mohon mësuesve, pa dijeninë e tyre, pagesat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
Mgjs janë definitivë, Ministria i konsideron sikur ata punojnë në të zezë, sikur të ishin emigrantë në vendin e tyre.
E bën këtë tinëzisht, në shkelje të plotë me ligjin, duke konsumuar kështu një krim financiar.
Nqs do ta bënte këtë një biznes qoftë dhe i vogël e priste menjëherë dera e burgut.
Mësuesi ëshë tronditur teksa ka parë në dokumentin e kërkuar prej tij, nga Drejtoria e tatimeve, se sigurimet e tij mungonin në disa muaj.
Ai privohet në këtë mënyrë në përfitimin e plotë të pensionit dhe shërbimeve shëndetësore.
Dokumenti i publikuar flet më shumë.
Po në sa DAR ka ndodhur kjo?
Sa mësuesve sot, pa dijeninë e tyre, nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore?
Ministrja ndërkohë në vend që të bëjë deklarata që nuk ia di as vetë kuptimin, duhet të shkojë me këmbët e veta drejt organeve ligjzbatuese, për të mbajtur përgjegjësi për krimin financiar të rradhës, ndaj mësuesve.
Duhet ta kuptojë që vera është për të nxirë trupin, jo mendjen.
Duhet ta kuptojë që vera nuk është as për ta varur përgjegjësinë në diell, për të pritur që ajo të thahet vetë, por për ta mbajtur atë sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...