Sot Kuvendi, Spaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve - Bota Sot
Sot Kuvendi, Spaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

Shqipëria

Sot Kuvendi, Spaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:54
Edmond Spaho

Edmond Spaho, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së ka kërkuar sot në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve në Kuvend që Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

Spaho ka folur për lidhjet e deputetëve me krimin dhe sidomos për faktin skandaloz të denoncuar muajt e fundit, miqësinë e Ballës, Taulant Ballës, me një anëtar të bandës së Aldo Bares, biznesmenin e dënuar për drogë, Edmond Begon. Po ashtu, tërhoqi vëmendjen për deputetin Jurgis Çyrbja dhe lidhjen e tij me bandën e Shullazit. "Këto janë raste të ligjit të dekriminalizimit," ka thënë ai.

Spaho ka evidentuar njerin pas tjetrit, ngjarjet e rënda kriminale që shenjuan verën e sivjetshme dhe tha se opozita ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...