Opozita, në Shkodër kundër krimit! Salianji: Situatë alarmante, pritet vendimmarrje

Shqipëria

Opozita, në Shkodër kundër krimit! Salianji: Situatë alarmante, pritet vendimmarrje

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:17
Ervin Salianji

Opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare, të parën për këtë sesion parlamentar, duke udhëtuar drejt Shkodrës.

Nisur nga situata e ditëve të fundit në këtë qytet, opozita ka vendosur që të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme si mesazh kundër krimit.

Nga Shkodra, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për “NeWs24” dhe “BalkanWeb” se, në takimin që pritet të fillojë në orën 14:00, krerët e opozitës do të marrin një vendim të rëndësishëm.

“Shkodra është e tronditur nga situata alarmante, me rastet e krimit. Pritet një vendimmarrje nga krerët e opozitës gjatë këtij takimi”,- u shpreh Salianji.

Sipas PD, kjo mbledhje vjen si mesazh qëndrese kundër krimit. Në tre muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze, dhe janë zhdukur dy persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat