Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet Stefan Çipa.
Mësohet se ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.