Plazhet në Shqipëri këtë verë ishin bosh, por për qeverinë patëm rekord turistësh

Shqipëria

Plazhet në Shqipëri këtë verë ishin bosh, por për qeverinë patëm rekord turistësh

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Në komisionin parlamentar të Ekonomisë raportoi sot ministri Arben Ahmetaj.

Ministri i Financave tha se ka një rritje të investimeve të huaja në nivel rekord.

“Investimet e huaja në 3 mujorin e dytë, në shifra rekord. Investimet e huaja, rreth 210 milionë euro. Turizmi ka njohur një rritje tëlartë. Kemi rritje të konsumit për disa tremujorë rresht.

Ky tregues qëndron mbi mesataren afatgjatë që prej tremujorit të dytë të vitit 2016. Faktorët ekonomikë vetëm janë rritur dhe konsoliduar, dhe shifrat janë pozitive për ekonominë shqiptare. Në aktin normative të miratuar nga qeveria shqiptare, totali i buxhetit nuk ka ndryshuar. As totali i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Janë rregulluar të dhënat e dhe për muajtë që vijnë. Për t’i thënë qytetarëve, që buxheti ka pësuar një goditje prej 5 miliardë lekë, për shkak të mbivlerësimit të lekut.

Të dhënën e gushtit e kemi operative, por do ta përditësojmë kur ta kemi më të saktë. Situata e vitit të kaluar uli, të dhënat e KESH dhe OSHEE. Sqarojmë se situate jo e favorshme e vitit të kaluar është rikuperuar. Kompanitë do të rrisin fitimet dhe do të reflektohet tek të ardhurat e tatim-fitimit. 724 mijë vende pune të deklaruara. 690 mijë të punësuar. Krahasojeni që nga dita 1 e demokracisë. 240 mijë janë punësuar në 4 vitet e fundit. Janë punësuar në mandatin e parë të qeverisë Rama. Kemi ardhur nga një krizë e rëndë ekonomike fiskale. 2013 ishte viti kur varfëria arriti kulmin në Shqipëri. papunësia dhe mjerimi krahasoheshin nga BB me ’97-98. Kemi mundur që ekonomia të krijojë 240 mijë të punësuar. Janë mbi 35% e vendeve të punës të krijuara në 30 vite bashkë në Shqipëri. Treguesit makroekonomikë shfaqin të njëjtin trend. Të ardhurat arritën në 255 miliardë. Ne mbledhim 1 miliardë më shumë se viti 2012, mbledhim më shumë sesa hajdutët”, tha Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat