Bashkia e Shkodrës vijon investimet në infrastrukturën rrugore të qytetit si në rrugët “Kolë Heqimi”, “Gjovalin Gjadri”, “At Shtjefën Gjeçovi”, “Palokë Kurti”, “At Gjergj Fishta”, “Lodovik Saraçi”.
Bashkia e Shkodrës vazhdon riparimin e rrugëve të qytetit të cilat mund të jenë dëmtuar nga agjentët atmosferikë, apo si pasojë e amortizimit.
“Puna është përqendruar në Lagjen nr. 3 të qytetit, teksa është ndërhyrë në të gjitha rrugët ku ka patur nevojë si: rruga “Kolë Heqimi”, “Gjovalin Gjadri”, “At Shtjefën Gjeçovi”, “Palokë Kurti”, “At Gjergj Fishta”, “Lodovik Saraçi” etj.”, shprehet bashkia Shkodër. /ATSH