Detajet e sherrit me grushta e shpulla: Si ndodhi përplasja fizike mes prokurores dhe Donika Prelës - Bota Sot
Detajet e sherrit me grushta e shpulla: Si ndodhi përplasja fizike mes prokurores dhe Donika Prelës

Shqipëria

E martë, 16 tetor 2018

Detajet e sherrit me grushta e shpulla: Si ndodhi përplasja fizike mes prokurores dhe Donika Prelës

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:12
Arta Marku ka urdhëruar një ditë më parë nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin ndaj Emiljano Shullazit.

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar një ditë më parë nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin ndaj Emiljano Shullazit.

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por Arta Marku transferoi tre prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, Olsian Çela dhe Sonila Muhametaj.

Kjo e fundit ka kërkuar një takim me Kryeprokuroren Donika Prela. Burime thanë për Fax News se kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar.

Kjo ka bërë që Sonila Muhametaj të hyjë me forcë duke u konfrontuar fizikisht me të.

Media raporton se ka pasur përplasje me grushta e shpulla.

Pas kësaj, Prela ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, gjë që ka bërë që edhe drejtuesi Ardi Veliu të shkojë në vendin e ngjarjes. Mësohet se pas këtij konfrontimi, dy makina të grupit të gatshëm kanë qëndruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test