Pas Bulqizës, AlbChrome financon edhe shkollën e mesme profesionale në Elbasan

Shqipëria

Pas Bulqizës, AlbChrome financon edhe shkollën e mesme profesionale në Elbasan

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

AlbChrome në bashkëpunim me programin ‘Planning&LocalGovernance Project’ të mbështetur nga qeveria Amerikane nëpërmjet USAID ka filluar mbështetjen për vitin 2018 e në vijim të shkollës së mesme profesionale ‘Ali Myftiu’ në qytetin e Elbasanit.

27 nxënës të vitit të tretë të degës mekanike janë nxitur që të ndjekin profilin e fonderi-metalurgjisë pranë kësaj shkolle dhe tashmë janë regjistruar, në atë që pritet të jetë një profil mjaft dobiprurës për ta, në qytetin ku jetojnë dhe zonat përreth.Në fakt, për nxënësit që vijnë nga rrethinat e Elbasanit, transporti rrugor do të mbulohet nga vetë AlbChrome.

Nxënësit do të kenë uniforma të posaçme dhe profesorë të dedikuar për përgatitjen e tyre, të cilët do tëpaguhen enkas nga ky projekt ambicioz.

Për këtë qëllim, më 17 shtator, u nënshkrua edhe marrëveshja mes subjekteve të mësipërme dhe gjimnazit në fjalë.Përveç anës teorike, nxënësit do të mund të ndjekin dy herë në javë një praktikë mësimore pranë fonderisë së metalurgjisë në Elbasan, ku edhe shkrihet kromi që vjen nga Bulqiza.

Nxënësit do të ndiqen me kujdes nga inxhinierë të posaçëm dhe ndër më të zotët në vend, në mënyrë që formimi i tyre të jetë sa më i plotë.

E gjithë kjo përkujdesje ka për qëllim, që nxënësit e trajnuar më pas të kenë një punësim të sigurt në Elbasan, pikërisht në fonderinë e menaxhuar nga AlbChrome.

Një mbështetje e tillë nuk është e re për këtë kompani. Në fakt, pak muaj më parë, përfundoi me sukses ciklin e studimeve shkolla e mesme profesionale, e para në qytetin e Bulqizës me profil gjeologji-miniera, e cila u mbështet fuqimisht nga Albchrome.

Një pjesë e mirë e nxënësve, pas përfundimit të studimeve kanë nisur menjëherë praktikën e punës në qytetin e tyre dhe ata që do të tregojnë më shumë cilësi, vlera dhe njëkohësisht dëshirë për punë do të kenë mundësinë që të punësohen pranë kësaj kompanie.

Ndërsa ata që synojnë të kenë profile drejtuese dhe duan të vijojnë studimet e larta në degët e profilit, do të mbështeten me bursa për të vazhduar këto studime në Tiranë.AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat