Basha: Kjo do të jetë e vetmja negociatë e imja me Ramën

Shqipëria

Basha: Kjo do të jetë e vetmja negociatë e imja me Ramën

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:33
Lulzim Basha

I pyetur nga analisti Andi Bushati, nëse do të ketë sërish negociata Basha-Rama, kreu i opozitës tha se e vetmja negociatë mes tij dhe kryeministrit, është largimi i këtij të fundit nga pushteti.

Ndërkohë që u ka bërë thirrje që t’i bashkohen kauzës së opozitës për largimin e të keqes nga vendi.

‘Nuk ka për të pasur asnjë negociatë dhe asnjë zgjidhje të negociuar me Ramën, e vetmja negociatë me Ramën është largimi i tij. E dyta, procesi zgjedhor i 2017-s ëhstë viktimë e kësaj mplekseje. Nëse nuk ishin zgjedhje, nuk mund ti trajtojmë si zgjedhje. 20 për qind e shqiptarëve pranuan shit-blerjen e votës. Nuk hyhet në betejë me Ramën u thashë, por ju më latë vetëm. Unë u përpoqa që të mos çoja njerëzit në përplasje civile. Kjo nuk është vetëm kauzë e opozitës dhe e Lulzim Bashës, kjo është edhe kauzë e juaja. Unë nuk mund ti bëj dot të gjitha dhe s’duhet ti bëj të gjitha. Nëse unë i bëj të gjitha atëherë i bie të jem Rama dy, ai është dhe shoqëri ci8vile, dhe kryeministër dhe piktor dhe kryeredaktor. 

Basha: A është problem për shqiptarët që në parlamentin shqiptarë të kemi politikanë të lidhur me krimin, në bindjen time nga kryeministri Rama, tek ministri i Brendshëm, tek kryetari i grupit parlamentar, tek ministrat të tjerë. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin?

Andi Bushati: Ata nuk largohen. Vetëm me marrëveshje.

Basha: Jo nuk ka marrëveshje. Këtë ta sqaroj qartë. Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat