Bie në pranga shefi i policisë së Patosit

Shqipëria

Bie në pranga shefi i policisë së Patosit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Shefi i stacionit të policisë së Patosit është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Flamur Veliu u përfshi në një aksident rrugor dhe rezultoi se ishte fajtor i përplasjes. Veliu u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se ai përplasi disa makina të parkuara pranë “Mullirit të Artë” në Fier. Flamur Veliu akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat