Mot me vranësira dhe shi në bregdetin shqiptar

Shqipëria

Mot me vranësira dhe shi në bregdetin shqiptar

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:58
Ilustrim

Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në orët e mëngjesit më pas pritet dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në Veriperëndim dhe relievet malore të vendit. Era me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/s.

Erë me rrahje në det të hapur kryesisht kryesisht në brigjet e detit Jon.  Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër     15/24 diell pak shi

Kukës             9/22  re diell

Lezhë             17/24 diell pak shi

Dibër             8/21  re diell

Durrës          15/24  re diell

Tiranë                       16/26  re diell

Elbasan          14/25  diell shi

Berat              11/26  re diell

Vlorë              13/23  re diell

Korçë               10/18  re diell

Gjirokastër      8/24  diell pak shi

Sarandë        12/26 diell pika shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat