Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku ndryshe nga sa pritej nuk eshte diskutuar lidhur me skandalin e fundit, ku djali i deputetit Rrahman Rraja medohet te kete qenë i përfshirë në dhunimin e një vajze të re.
Kryeministri Edi Rama është larguar disa minuta pas fillimit të mbledhjes për shkak të axhendës, ndërsa ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e vetë deputetit Rraja në mbledhjen e grupit.
Mediat raportojne se gjate kesaj mbledhje nuk eshte prekur fare ceshtja “Rraja” duke u mjaftuar me nje qendrim ne parim se mazhoranca vazhdon punen para me axhenden parlamentare, pavaresisht qendrimeve te opozites.