Ministria e Shëndetësisë, apel kundër dhunës me bazë gjinore - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë, apel kundër dhunës me bazë gjinore

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë, apel kundër dhunës me bazë gjinore

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel për t’i thënë stop dhunës me bazë gjinore.

Kështu, në ditën botërore kundër dhunës me bazë gjinore në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, ku grave dhe fëmijëve u ofrohet strehim, shërbime psikosociale, juridike, mjekësore, arsimore dhe programe të mirëfillta riintegrimi, u organizua një aktivitet ndërgjegjësimi kundër dhunës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se me ndryshimet e reja ligjore sigurohet urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes nga policia deri në konfirmim nga gjykata. Ndërkaq, përmes këtyre ndryshimeve zgjerohet mbrojtja përtej marrëdhënies juridike burrë-grua. Po kështu, sigurohet urdhër mbrojtje për fëmijët edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat