Marrëveshja me detin, Manjani i drejtohet Ramës: Lexo Kushtetutën, or ti!

Shqipëria

Marrëveshja me detin, Manjani i drejtohet Ramës: Lexo Kushtetutën, or ti!

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:55
Postimi i Ylli Manjanit:

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani permes një reagimi në rrjetet sociale i është kundërvënë kryeministrit pas deklaratës së këtij të fundit se marrëveshja e detit miratohet pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i

Postimi i Ylli Manjanit:

Lexo Kushtetutën, or ti!

Edi Rama është Kryeministri që refuzon të njohë e të zbatojë Kushtetutën e Republikës.

Nuk është një gjë e pa njohur, pa dyshim.

Deklarimi i tij se “… marrëveshja e detit me Greqinë, miratohet në Parlament pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese..” është ftesë për puç Kushtetues.

Nuk ka nevojë të jesh jurist, por thjesht të kesh sy në ballë dhe pak vemendje për të lexuar nenin 131, pika b të Kushtetutës, për të kuptuar sa rëndë është Kryeministri.

Ky nen thotë:
“Gjykata Kushtetuese vendos për:
a)……..
b) papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit të tyre;
c)……
……..”

Pra siç mund të kuptohet fare lehtë, Parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë PARAPRAKISHT verdiktin Gjykata Kushtetuese.

Pra nuk mund të ketë depozitim ankesash në Kushtetuese dhe gjykim post fakt, siç sugjeron Kryeministri!

Jooooo!

Duhet të ketë gjykim Kushtetues para se parlamenti të vendosë!

Kjo është Kushtetuta e Republikës dhe jo Opinion, siç thotë Kryeministri.

Ndaj them se ai deklarim publik i Tij mbrëmë nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Gjithmonë kjo procedurë do të duhet të zbatohet nëse Presidenti i Republikës do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje…

Por kjo është temë tjetër, gjithashtu kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat