Ja si stërvitej vrasësi i Bllokut - Bota Sot
Ja si stërvitej vrasësi i Bllokut

Shqipëria

Ja si stërvitej vrasësi i Bllokut

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 22:18
Mevjol Bilo

Emri i komandos Mevjol Bilo u bë shumë mediatik dy ditët e fundit pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ish-Bllok, mbrëmjen e së enjtes. Bilo është një nga të dyshuarit kryesor si vrasës i Fabian Gaxhës.

Në media Bilo është i njohur si truproja e këngëtares Elvana Gjata, por karriera e tij në ushtri është për tu admiruar. Mevjol Bilo ishte komandoja e Forcave Speciale dhe një specialist qitjeje

Në një video të regjistruar dy vite më parë për emisionin “Zoom in”, shihen aftësitë e Bilos dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando.

Mevjol Bilo në video tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi.

Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Mervjol Bilo është vlerësuar veçanërisht me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 në zonën mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rene ne ketë zone malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Çadit ne Afrike, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale ame

rikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan..

Sipas burimeve nga Ushtria, Mevjol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...