U përmend në dosjen ‘Babale’, Erzen Breçani tregon për bisedën në telefon me Alizotin

Shqipëria

U përmend në dosjen ‘Babale’, Erzen Breçani tregon për bisedën në telefon me Alizotin

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:45
Erzen Breçani

Ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani ka folur mbrëmjen e sotme për bisedën telefonike që ka zhvilluar me Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut, i njohur ndryshe si ‘Babalja’. Emri i Breçanit doli në dosjen e Prokurorisë që u publikua sot në media, ndërkohë që në emisionin “Dritare” në Neës 24, ai ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje.

Breçani deklaroi Alizotin nuk e ka takuar asnjëherë personalisht, por bisedën e ka zhvilluar vetëm në telefon, ku ndër të tjera i ka kërkuar që t’i drejtohet prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij.

“Unë kam marrë një telefonatë përpara 2-3 muajve, më është prezantuar një person si kunati i ‘Babales’ dhe më thotë se dua të takohem me ty sepse dua të rrëfej diçka. I thashë për çfarë arsye, më tha për audiot që janë regjistruar. Ndër të tjera, më tha se ato janë kot dhe zëri është i imi. Më tha se nëse flas unë, plas bomba. Unë i thash shko në prokurori dhe jep shpjegime. Më kërkoi edhe 4 mijë lekë sepse nuk kishte ku të flinte. Unë nuk isha në Tiranë. Mbaj mend që i thashë se, kjo nuk është zgjedhja e duhur për të kërkuar azil politik. Më tha se më kanë premtuar lek, unë i thash shko merrja atyre që t’i kanë premtuar. Unë nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time”, deklaroi Breçani.

Ish-drejtuesi i policisë tha se kishte folur edhe me prokurorin e çështjes pas publikimit të dosjes në media, duke qenë se ai vetë nuk kishte preferuar ta bënte publike për të mos cënuar hetimet.

Fredi Alizoti pretendon se është ai personi që ka regjistruar audion me Babalen, për të cilën akuzohej Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas deklarimeve në Prokurori, Alizoti do të merrte një shumë të konsiderueshme lekësh për t’u shtirur si Agron Xhafaj në bisedën ku diskutohej për trafik kanabisi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat