“Babale”, PD: Prokuroria nuk po heton krimin, por denoncuesit - Bota Sot
“Babale”, PD: Prokuroria nuk po heton krimin, por denoncuesit

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

“Babale”, PD: Prokuroria nuk po heton krimin, por denoncuesit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:50
Foto

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kane hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

Alibeaj tha se Prokuroria nuk heton krimin, po denoncuesit.

“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama, përmes veglave në prokurori, nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës”, tha Alibeaj.

“Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin e gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz”, shtoi Alibeaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test