Masakra e Matit/ Çupi: Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale - Bota Sot
Masakra e Matit/ Çupi: Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Masakra e Matit/ Çupi: Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 20:57
Dhurata Çupi

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër u plagos. Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se qeveria e ka kthyer jetën në vend në pasiguri.

Ndërkohë Çupi u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

Ja postimi i Çupit:

Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.

Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.

Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.

Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test