Reagon ashpër Vasili: Marku është bërë kamikazja e Ramës

Shqipëria

Reagon ashpër Vasili: Marku është bërë kamikazja e Ramës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:17
Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.

Vasili shkruan se ajo ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e Kryeministrit Rama.

Në një kohë që mbi Ramën rëndojnë dy padi të pakapërcyeshme, Marku nuk guxon ta thërrasë dh eta procedojë atë, shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë i tij në facebook

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit.

Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.

Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.

Dihet boterisht se ç'ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.

Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat