Plagosën me armë 18-vjeçarin në Selitë, arrestohet autori i dytë

Shqipëria

Plagosën me armë 18-vjeçarin në Selitë, arrestohet autori i dytë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:36
Policia shqiptare

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 22-vjeçar si bashkëautor i dyshuar në plagosjen e një 18-vjeçari mesditën e së premtes në zonën e Selitës.

Pas disa orësh ndjekjeje intesive efektivët e komisariatit Nr.2 kanë kapur e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, 22-vjeçarin Stelio I.

Së bashku me të atin, A. I., të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë 18-vjeçarin M. Sh.

Mësohet se policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., atë dhe bir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat