Policia e Matit jep detaje: Ja kush e plagosi kreun e PD-së. Emri

Shqipëria

Policia e Matit jep detaje: Ja kush e plagosi kreun e PD-së. Emri

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:28
Foto ilustruse

Rast i rrallë përgënjeshtrimi ka ndodhur sonte. Policia e Matit “jep këtë shembull”, duke përgënjeshtruar veten, për plagosjen në oborrin shtëpisë të kreut të PD-së, për Ulëzën, Xhovalin Rica.

Pas denoncimit mediatik të mashtrimit për rrethanat plagosjes, zyrtarisht Policia e Matit ka dhënë versionin e vetëm për këtë ngjarje.

Sipas Policisë, mësohet se zbardhet ngjarja në fshatin Bushkash, ku mbeti i plagosur Xhovalin Rica.

Sipas Policisë, “rreth orës 19.50, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari)

Nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh. R. nuk ishte vetëplagosur.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh. R. në ambjentet e jashtme të banesës së tij.

Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori.

Për kapjen e tij  u angazhuan 15 forca policie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat