Policia e Tiranës prangos Shullazin, bënte xhiro me pistoletë në brez

Shqipëria

Policia e Tiranës prangos Shullazin, bënte xhiro me pistoletë në brez

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:28
Ilustrim

Një 27 vjeçar është arrestuar këtë mbrëmje nga ana e policisë së Tiranës nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka përfunduar Julian Shullazi, i cili lëvizte me një armë zjarri të tipit “TT” ME 27 fishekë.

I riu u arrestua pas kontrollit të makinës me të cilën lëvizte, një mjet tip ‘Benz’ me targa AA060UO brenda së cilës u gjet edhe pistoleta me fishekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat