"Na u mërzit Bushati për largimin e Kotzias pasi pinte uzo me të dhe kërcente "zorba"' - Bota Sot
"Na u mërzit Bushati për largimin e Kotzias pasi pinte uzo me të dhe kërcente "zorba"'

Shqipëria

E martë, 20 nëntor 2018

"Na u mërzit Bushati për largimin e Kotzias pasi pinte uzo me të dhe kërcente "zorba"'

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 08:08
Shpëtim Idrizi, deklaron se dorëheqja e Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm i Greqisë, negociatori kryesor në bisedimet me Shqipërinë, nuk sjell asgjë në diplomacionë greke

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, deklaron se dorëheqja e Nikos Kotzias si Ministër i Jashtëm i Greqisë, negociatori kryesor në bisedimet me Shqipërinë, nuk sjell asgjë në diplomacionë greke.

Idrizi: Ajo që ndodh që ka ik Kotzias, është se na u mërzit Bushati. Vetëm kjo ka ndodhur se Bushati e kishte partner shumë të mirë kur pinte uzo dhe kur kërcente zorbën, linte çështjen çame dhe gjithë sinjalet për marrëveshjen e ujërave tregojnë se nuk është në favor të Shqipërisë.

Idrizi thotë se shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje do të dëmtonte ekonominë shqiptare.

Idrizi: Largimi në 12 milje ka një efekt shumë të madh sepse e ka thënë vetë Kotzias  që vendosja e kësaj distance e zhvendos Shqipërinë nga zonat ekskluzive ekonomike, ku dihet shumë mirë që aty ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test