Akuzat për 'të fortët' e Shijakut/ Vrasjet në pritë, atentati në Tiranë ndaj biznesmenit të ... - Bota Sot
Akuzat për 'të fortët' e Shijakut/ Vrasjet në pritë, atentati në Tiranë ndaj biznesmenit të ...

Shqipëria

Akuzat për 'të fortët' e Shijakut/ Vrasjet në pritë, atentati në Tiranë ndaj biznesmenit të ...

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 10:54
Foto

Ditën e djeshme një operacion i policisë në Shijak vuri në pranga vëllezërit Avdylaj të akuzuar për një sërë veprash penale të kryera brenda dhe jashtë vendit.

Veprat për të cilat ata akuzohen përfshijnë vrasje, trafik heroine, prostitucion dhe të tjera si këto.Së bashku me ta u lëshua urdhër arrest dhe për Lul Berishën, i cili duket se e ka marrë sinjalin në kohë dhe është larguar jashtë vendit. Kontrollet në banesën e tij nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Po le të ndalemi te vëllezërit Avdylaj dhe historia e tyre e lidhur ngushtësisht me krimin:

Gjithçka fillon në vitin e largët 1996 ku u vra me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Ndaj Tefik Hykës vitin e kaluar u organizua një atentat në lokalin e tij në kryeqytet, nga i cili biznesmeni arriti të mbijetonte. Ai u dërgua më pas për mjekim jashtë vendit, dhe më pas ka pak informacione rreth asaj që ndodjhi me të.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij duke sjellë goditjen mbrëmjen e sotme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat