Isarai dorëhiqet, ish-ministri i Ramës: Ky standart duhet…

Shqipëria

Isarai dorëhiqet, ish-ministri i Ramës: Ky standart duhet…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:08
Ylli Manjani dhe Fatmir Xhafaj

Pas dorëheqjes së Arben Isarajit nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, sepse vëllai i tij u akuzua për trafik droge, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar nga rrjeti social me anë të një postimi.

Manjani shkruan se, kjo është sjellja dhe standardi që duhet të ketë çdo zyrtar i shtetit, të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga kujtesa.

Ndërkohë, Manjani bën dhe një krahasim mes Isarajit dhe Xhafës, i pari jep dorëheqjen për atë që ka bërë i vëllai, ndërsa i dyti përdor postin për të legalizuar krimet e vëllait.

Ja statusi i plotë në Facebook i ish-ministrit, Ylli Manjani:

“Vëllai i Arben Isarait u arrestua për shumë më pak nga sa ka bërë vëllai i Fatmir Xhafajt.

Megjithatë Arbeni dha dorëheqje nga një funksion shumë më të pa rëndësishëm sesa ai që mban Fatmiri.

E përshëndes zotin Arben Isaraj për qytetarinë dhe nivelin e lartë etik e profesional!

Ky është standarti i sjelljes se zyrtarit publik, standart të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga memoria politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat