Vetingu, zgjidhet trupa gjykuese për gjyqtarin Admir Thanza - Bota Sot
Vetingu, zgjidhet trupa gjykuese për gjyqtarin Admir Thanza

Shqipëria

Vetingu, zgjidhet trupa gjykuese për gjyqtarin Admir Thanza

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:24
Salla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përzgjodhi me short edhe trupën gjykuese për çështjen e ankimimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë: Kryesues: Rezarta Schuetz. Relator:  Ardian Hajdari. Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Natasha Mulaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 17 Korrik 2018.

KPK argumentoi në vendim se Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale dhe ka depozituar ankimim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test