Vdiq në komisariatin në Tiranë, çfarë u zbulua për të ndaluarin

Shqipëria

Vdiq në komisariatin në Tiranë, çfarë u zbulua për të ndaluarin

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:46
Tiranë

Dalin detaje të reja lidhur me të ndaluarin i cili u gjet i vdekur, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në komisariatin nr.3 në Tiranë.

Paraprakisht u tha se 45-vjeçari Dritan Rica me banim në Laprakë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë en jë ataku kardiak.

Ai ishte ndaluar më 22 tetor për vjedhje, por paraditen kur u gjet i vdekur ai do të dilte para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihej me masën e sigurisë.

Rica u gjet i pajetë në dysheme dhe paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se Rica ishte ndaluar edhe dy herë të tjera një herë për vjedhje dhe tjetrën për drogë.

Në janar të vitit 2016, ai ishte ndaluar duke vjedhur në një dyqan, ku ishte konfliktuar fizikisht me të zotin e dyqanit.

Sakaq edhe në janar të vitit 2012, ai u arrestua nga efektivët e komisariatit nr.3, bashkë me një person tjetër, i kapur me një sasi lënde narkotike të ndarë në 57 doza, me peshë totale prej 35 gramësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat