Kush qëndron pas dorëheqjes së Xhafajt, Tahiri apo Dako?

Shqipëria

Kush qëndron pas dorëheqjes së Xhafajt, Tahiri apo Dako?

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 09:34
Xhafaj, Tahiri, Dako

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Largimi nga detyra i ministrit të Brendshëm ka ardhur krejt papritur. Madje mund të themi që ai u largua nga ministria e rëndësishme në kulmin e operacioneve të forta që po ndërrmerrte policia.

Të gjitha këto duhet të jenë ditur kur u lajmërua me shpejtësi një konferencë për shtyp e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por konferenca u anulua me shpejtësi sepse dita e shtunë do të kishte shumë ngjarje të tjera. Nga ana tjetër u pëfol arrestimi i Dakos, por askujt nuk i shkoi mendja për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Xhafës nuk kanë qenë të mira gjatë gjithë bashkëjetesës së tyre qeveritare. Të gjithë e kujtojnë debatin me tone të ashpra në Korçë, kur bëhej mbledhja e qeverisë.  Xhafaj i përmendi Ramës se “nuk jam Saimir Tahiri” duke i treguar se nuk do bënte siç thoshte Rama. Më vonë sherri u aplifikua me tone të larta mes të dyve gjatë një takimi në Fier jashtë vëmendjes së medias.

Në kohën që pritej se diçka do ndodhte, Rama i jep mbështetje të fortë Fatmir Xhafajt pas dorëzimit të të vëllait për drejtësinë italiane pas akuzave të opozitës.

U duk se u vendos paqe mes të dyve por jo…ky ishte fillimi i luftës së brendshme politike. Xhafaj adhurohej nga ndërkombëtarët sidomos për atë që kishte bëre për reformën në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat