I publikoi foton si “killer” me kallash në dorë, drejtori i Hetimit Tatimor nxjerr blof Berishën: Kam qenë me FA për stërvitje, ja video që e përgënjeshtron

Shqipëria

I publikoi foton si “killer” me kallash në dorë, drejtori i Hetimit Tatimor nxjerr blof Berishën: Kam qenë me FA për stërvitje, ja video që e përgënjeshtron

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:05

Sali Berisha duket se nuk po e kontrollon dot më fantazinë e qytetarit dixhital i cili herë pas here e nxjerr blof.

Së fundmi, ish kryeministri ka publikuar një fotografi ku shfaqej Drejtori i Hetimit Tatimor, Bardh Tafa me një automatik në dorë.

Ndërkohë ka ardhur edhe reahimi i këtij të fundit ku thotë se ka qenë për 17 vite me Forcat e Armatosura, konkretisht  nga viti 2001 deri në vitin 2017 kryesisht në shërbimin sekret të ushtrisë, një institucion që mban marrëdhënie dhe me CIA-n.

Në bazë të një video fotografia është shkrepur gjatë një stërvitje ushtarake.

 

“Pas sqarimit te fotos, çka sigurisht është vetëm një sqarim për deputetin qe ndoshta nga mos dija ngatërron pa dashje kontekstin, besoj se ka shume rendësi të fokusohem tek akuza.

Për rrjedhoje, ne cilësinë e personit qe ka dijeni, ftoj prokurorinë te marre nga deputeti Berisha informacionin mbi identitetin e akuzuesit për mitmarje dhe le t’i drejtohemi drejtësisë për këtë çështje.

Unë ne vete te pare, akuzuesi dhe prodhuesi i lajmit publik, deputeti Berisha”, ka thënë Bardh Tafa.(TemA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat