‘Bularati’/ Basha akuza Ramës: Sulmoi me gjuhë banditi Berishën

Shqipëria

‘Bularati’/ Basha akuza Ramës: Sulmoi me gjuhë banditi Berishën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:33
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e konsideroi si “pisllëk” deklaratën e ish- kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek në Gjirokastër.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se, bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt dhe se ai sulmon me gjuhë banditi ish-kryeministrin me shpresën se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen.

Statusi i plotë i Bashës:

“Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë.

Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat