Detajet më të reja për rastin Kaçifas: Ja premtimi që komando greke ia dha para se të vritej

Shqipëria

Detajet më të reja për rastin Kaçifas: Ja premtimi që komando greke ia dha para se të vritej

Nga: N. Sh Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:01
Konstadin Kaçifas

Historiani Arben Llalla përsëri është deklaruar në lidhje me rastin e vrasjes së Kostandin Kacifas nga policia shqiptare RENEA.

Llalla thotë se ekzistojnë përgjimet telefonike midis Kacifas dhe G.V. komando i trupave speciale greke të cilët i kanë premtuar se posa të errësohet do të shkonin për ndihmë dhe ta shpëtonin.

“Kostandin Kacifas mori garanci nga trupat komando greke të Gumenicës që sapo të bëhej errësirë do vinin ta shpëtoni. Ekzistojnë përgjimet telefonike midis Kacifas dhe G.V. komando i trupave speciale greke, veshjen e së cilës e mbante veshur edhe vetë Kostandin Kacifas. Kujdes se mund ketë vatra zjarri brenda territorit të Shqipërisë...”, shkruan Llalla në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Konstadin Kaçifas, shtetas shqiptar me kombësi greke u qëllua për vdekje nga RENEA-t pasi hapi zjarr ndaj tyre duke tentuar t’i vriste.

Me gjithë thirrjet e policisë, Kaçifas nuk u dorëzuar por me një automatik qëllonte vazhdimisht në drejtim të forcave të policisë deri sa u neutralizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat