Policimi në komunitet, adoleshentët kundër bullizmit e dhunës kibernetike

Shqipëria

Policimi në komunitet, adoleshentët kundër bullizmit e dhunës kibernetike

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Workshop-i me temë “Adoleshentët kundër bullizmit, dhunës kibernetike, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, ka qenë aktiviteti i zhvilluar sot nga policia e Kavajës në bashkëpunim me CSDC Durrës dhe SCPA

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me CSDC Durrës dhe SCPA, në kuadër të Policimit në Komunitet zhvilluan në ambientet e ish-kinemasë “Aleksandër Moisiu” workshopin me temë “Adoleshentët kundër bullizmit, dhunës kibernetike, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”.

Në këtë workshop morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit Kavajë, mësues, punonjës social, punonjës policie, përfaqësues të njësive administrative dhe organizatorët e CSDC Durrës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat