PD vijon akuzat: Dako duhet të jetë në burg

Shqipëria

PD vijon akuzat: Dako duhet të jetë në burg

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka në një dalje për mediat ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Durrësit, pasi sipas tij, Vangjush Dako e ka pranuar vetë që bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës, e për këtë arsye ai duhet të jetë në burg.

“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jetë në burg”, ka deklaruar Noka.

Deputeti i PD ka vijuar më tej se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta, e se përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore.

“Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm në zgjedhje, si të gjithë qytetarët e Durrësit, duke mos u bërë asnjë favor”, u shpreh Flamur Noka, duke shtuar se Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.

Përgjimi i prokurorisë i bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat